Gazetari publikon fotot/ Nuredin Dumani, 14 vjet më parë. Vrasësi që e nisi “karrierën” si “çerri” i Talo Çelës

0
154

Nuredin Dumani, i akuzuar për një seri vrasjesh, një pjesë të të cilave i ka rrëfyer pas arrestimit, duke u kthyer në një bashkëpunëtor i drejtësisë, është konsideruar si një nga personazhet më të frikshëm të krimit në vitet e fundit.

Por si ka qenë Nuredin Dumani më shumë se 1 dekadë më parë? Gazetari Flamur Vezaj ka publikuar në rrjet një seri fotosh, ndërsa ato i shoqëron me një postim, ku tregon se çfarë ndodhte me Dumanin në fillimin e “karrierës” së tij kriminale.

Vezaj shkruan se fotot e publikuara i përkasin kohës kur Nuredin Dumani ishte 23 vjeç, pra 14 vite më parë.

“Siç duket në këto foto, ai është 23 vjeç dhe duket i lumtur me tetë tufat e parave, të siguruara ndoshta nga ndonjë “kotec” i vjedhur!

 

 

Në atë kohë, në kartelën e policisë, Dumani njihej si një grabitës pulash, i ndonjë shtëpie fshati ku kishte të moshuar, apo shtëpi të ndonjë tregtari, biznesi ose kambisti të zonës!

Ende nuk kishte filluar “karrierën” si vrasës, pasi në atë kohë ishte thjesht një “çerr” i Talo Çelës nga Sinaballaj e Rrogozhinës”, shkruan Vezaj.

Në, sqarimin që bën për fotot, Vezaj shkruan se në foton nr. 1, përveç fotografimit të vetes, ai është kujdesur të shkrepë aparatin edhe në momentin e ndarjes së fitimit me të tjerët.

Dumani

Në  foton e mëposhtme, Nuredin Dumani duket se ndan tufën e parave me vëllanë e tij, Dashnor Dumani, tashmë i shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë të ndodhur në 2018 në Bradashesh të Elbasanit.

Dumani1

Në një tjetër moment, Nuredin Dumani shfaqet duke dorovitur një person tjetër, që duket se është “punëtor” i tij në planet kriminale.

Dumani3

Gazetari sqaron se këto foto janë shkrepur më 22 shtator 2010, mes orës 18:21 dhe 18:22 minuta, siç duket brenda ambienteve të një shtëpie modeste, ndryshe nga kushtet që sot vrasësi i 12 personave dhe bashkëpunëtori i drejtësisë ka brenda ambienteve të qelisë!

Postimi nga Flamur Vezaj

Vrasësi” Dumani para se të bëhet “VIP”

Ky që shikoni është Nuredin Dumani, 14 vite më parë, në fillim të “karrierës” së tij kriminale! Siç duket në këto foto, ai është 23 vjeç dhe duket i lumtur me tetë tufat e parave, të siguruara ndoshta nga ndonjë “kotec” i vjedhur!

Në atë kohë, në kartelën e policisë, Dumani njihej si grabitës pulash, i ndonjë shtëpie fshati ku kishte të moshuar, apo shtepi të ndonjë tregtari, biznesi ose kambisti të zonës! Ende nuk kishte filluar “karrierën” si vrasës, pasi në atë kohë ishte thjesht një “çerr” i Talo Çelës nga Sinaballaj e Rrogozhinës!

Nga fotot duket qartë se Dumani, sot i akuzuar për 12 vrasje dhe i dyshuar gjithashtu për vrasjen me tritol të të pafajshmit Enea Thomallari, mburret me tufat e parave që, me shumë mundësi, në atë kohë ka grabitur ndonjë kambisti ose shtëpi të ndonjë tregtari. Duket qartë që katër nga tetë tufat e lekëve janë të mbështjellë me shiritin e bankës dhe të firmosura nga një punonjës bankar.

Këto foto janë shkrepur më 22 shtator 2010, mes orës 18:21 dhe 18:22 minuta, siç duket brenda ambienteve të një shtëpie modeste, ndryshe nga kushtet që sot vrasësi i 12 personave dhe bashkëpunëtori i drejtësisë ka brenda ambienteve të qelisë!

Nëse shikon me kujdes këto foto, ato tregojnë shumë për gjendjen e tij psikologjike! Ai duket i eksituar që ka siguruar tufat e parave, me të cilat pozon për t’i ruajtur si kujtim fitimet e krimeve të para të tij!

Në foton nr. 1, përveç fotografimit të vetes, ai është kujdesur të shkrepë aparatin edhe në momentin e ndarjes së fitimit me të tjerët.

Në foton nr. 2, Nuredin Dumani duket se ndan tufën e parave me vëllanë e tij, Dashnor Dumani, tashmë i shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë të ndodhur në 2018 në Bradashesh të Elbasanit.

Ndërsa në foton nr. 3, Nuredin Dumani shfaqet duke dorovitur një person tjetër, që duket se është “punëtor” i tij në planet kriminale.

Pra, 14 vite më parë, bashkëpunëtori i drejtësisë sot siguronte tufa me lekë, pasi ishte vetëm një hajdut i rëndomtë dhe i pa kuotuar ende në “bursat” kriminale të vrasjeve me pagesë!

Ndërkohë, vetëm pak vite pas shkrepjes së këtyre fotove, Dumani u rekrutua si vrasës nga shefi i tij, Talo Çela. Më pas rezultoi, edhe nga bisedat e ndryshme në SkyEcc, se vrasësi i 12 personave nuk bënte pazare më me lekë, por vetëm me euro dhe shuma të mëdha! Ai arriti deri në atë pikë sa, nga delitantizmi i tij, pretendonte në bisedat e SkyEcc se do i vendoste gjobë specialistit të gjobëvënies, Emiljano Shullazi, etj!

Nga ana tjetër, nuk dihet nëse i penduari i drejtësisë, Dumani, që tregon për SPAK-un vetëm ato që i interesojnë, ka rrëfyer për origjinën e këtyre parave! Apo nëse dy “super” prokurorët, Altin Dumani dhe Behar Dibra, i kanë kërkuar llogari të penduarit të tyre se për çfarë krimi bëhej fjalë në atë kohë! Dyshoj që e kanë bërë, siç dyshoj që dy prokurorët nuk do e zbardhin vrasjen me tritol të të pafajshmit Thomallari, pasi porositësi i dyshuar i këtij atentati është pikërisht i penduari i tyre, i cili vazhdon të kryejë aktivitet kriminal edhe nën mbrojtjen e shtetit!

P.S. Mos harroni të citoni fotot ku i gjetët, në SPAK dmth.

BALKANWEB

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri