Kryetari i Grupit të PD Gazment Bardhi, ka reaguar pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama për shkarkimin nga detyra e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, si dhe emërimin e Taulant Ballës në vendin e tij.
Në statusin e tij në Twitter, Bardhi shprehet se ky është akti nga i cili kryeministri është më i rëndë se vetë ngjarjet e raportuara, duke shtuar se dorëzimi i Ministrisë së Brendshme në duart e krimit të organizuar është kapitullim i shtetit
Reagimi i Gazment Bardhit
Botërisht dihet që Ministrat e Brendshëm emërohen për të luftuar krimin e organizuar. Vetëm në Qeverinë e Edi Ramës ndodh që të emërohen për të forcuar dhe konsoliduar më tej lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeverisjes! Akti i sotëm i Edi Ramës është shumëfish më i rëndë sesa vetë ngjarja që solli shkarkimin e merituar të ish Ministrit Çuçi! Dorëzimi i Ministrisë së Brendshme në duart e krimit të organizuar është kapitullim i shtetit!