Gëlltiti qesen me drogë për t’i shpëtuar policisë, humb jetën 50-vjeçari në Greqi

0
2

Një 50-vjeçar humbi jetën në Greqi teksa tentoi t’i shpëtonte policisë dhe të mos kapej me drogë.

Mësohet se 50-vjeçari gëlltiti një qese me drogë pasi u ndalua nga policia për një kontroll. Incidenti u regjistrua në Lefkada të hënën në mbrëmje.

Mësohet se qesja e drogës i bllokoi rrugët e frymëmarrjes, duke bërë që ai të mbytej. Ai humbi ndjenjat dhe u transportua në spitalin e Lefkadës.

50-vjeçari u intubua dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai vdiq. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të incidentit.