Një sondazh i kryer nga ‘Sensor Tower’ në Britaninë e Madhe informon se 49% e adoleshentëve preferojnë të komunikojnë me njerëzit që janë në të njëjtin vend, përmes mesazheve.
Të rinjtë e moshave 16 deri 24 vjeç, i mbajnë telefonat në “heshtje” pra pa zë, sepse nuk duan që t’i telefonojnë.
Studiuesit e sondazhit e quajtën gjeneratën ‘Generation Mute’ (gjenerata e heshur).
Hulumtuesit informuan se numri i shkarkimeve të tingujve për zile nga interneti u ul me 1 milion bre3nda periudhës 2016-2020.
“Të rinjtë i mbajnë telefonat pa zë, sepse nuk duk duan të bezdisen. Nuk bezdisen nga zhurma e ziles, por bezdisen nga telefonata, që do të thotë se preferojnë të komunikojnë më së shumti nëpërmjet mesazheve”, shkruhet në raportin e studimit
Hulumtuesit informuan se numri i shkarkimeve të tingujve për zile nga interneti u ul me 1 milion bre3nda periudhës 2016-2020.
“Të rinjtë i mbajnë telefonat pa zë, sepse nuk duk duan të bezdisen. Nuk bezdisen nga zhurma e ziles, por bezdisen nga telefonata, që do të thotë se preferojnë të komunikojnë më së shumti nëpërmjet mesazheve”, shkruhet në raportin e studimit.
I njëjti hulumtim gjithashtu zbulon se 49% e adoleshentëve komunikojnë me njerëzit që janë në të njëjtin vend, përmes email -eve, mesazheve me tekst me platforma të tilla si WhatsApp, Facebook Messenger, etj.
Në fakt, arsyeja kryesore, sipas personave që hulumtuan këtë temë, është se të rinjtë preferojnë t’i kenë telefonat e tyre në heshtje sepse ata gjithnjë e kanë ekranin para syve, kështu që nuk “humbasin” asnjë zhvillim dhe për këtë arsye nuk kanë nevojë për tinguj zanor.
Ora