Georgina mbush 27-vjeç, Ronaldo i bën urimin e veçantë për ditëlindje

0
222

Dita e sotme është e veçantë për Georgina Rodriguez, pasi ajo feston ditëlindjen. Partnerja e futbollistit, Cristiano Ronaldo mbush 27 vite dhe nuk kishte se si të mungonin urimet dhe surprizat.

Por padyshim urimi i veçantë ishte ai i CR7, i cili ka publikuar një foto në Instagram, ku shfaqet të dy të përqafuar.

“Urime për dashurinë e jetës time”, ka shkruar Ronaldo, ndërsa nuk mungojnë komentet e ndjekësve të shumtë të tij.

 

 

Sakaq, futbollisti u kujdes që edhe ta surprizonte Georginës, duke i dhuruar trëndafila.l.k/abcnews.al