Georgina Rodriguez magjeps Venecian, shkëlqen dhe me fustanin e stilistës shqiptare

0
238

Georgina Rodriguez ka magjepsur të gjithë teksa parakalonte në tapetin e kuq të Festivalit të 77-të të Filmit në Venecia.

Partnerja e CR7 ishte e ftuara speciale e kësaj ngjarje.

 

Modelja kishte bërë zgjedhjen e duhur për të treguar fizikun e saj prefekt në sytë e gjithë botës, duke zgjedhur një emër të njohur të modës në Shqipëri.

Dhe bëhet fjalë për stilisten Lia Stublla, e cila ishte krijuesja e fustanit të dytë të Georgina-s në festival.

“Si gjithmonë është një kënaqësi e veçantë të krijosh fustane për zonjën e bukur Georgina, shumë faleminderit edhe njëherë që i besove punës sonë, ti i bën që veshjet tona të shkëlqejnë ndryshe. Dashuri georginagio # venecefilmfestivali2020 #LS veshje”, shkruan stilistja.

Image

© SYRI.net