Georgina Rodriguez po shijon verën më të mirë në jetën e saj, duke u shfaqur gjithmonë nga jahti luksoz nëpër ujëra të vendeve të ndryshme nëpër botë.
E dashura e Cristiano Ronaldos po jeton si më së miri jetën e saj e rrethuar me familjen dhe pamje të mrekullueshme nga detet dhe oqeanet nëpër botë, derisa po lundrojnë me jahtin luksoz të futbollistit.
Ata tani po qëndrojnë në rivierën franceze, ku 26-vjeçarja ka shfrytëzuar rastin që të bëjë një zhytje në ujë, shkruan Gazeta Express.
Georgina është inçizuar derisa ka notuar brenda nën ujë duke e shfaqur trupin e saj në super formë në bikini të bardhë e duke treguar shkathtësitë në not.
Gjatë kësaj jave po flitet se çifti janë fejuar pikërisht në këto ditë të bukura që po kalojnë, megjithëse nuk është konfirmuar ende asgjë.
Ajo e Cristiano vazhdimisht po publikojnë pamje nga momentet e lumtura që po kalojnë në këtë verë, duke pushuar, duke u relaksuar e duke festuar./Gazeta Express/