
Kandidatja e PSD Elbasan Eluerta Haskja ka përcjellë urimet për të gjithë besimtarët myslimanë që kremtojnë sot Fiter Bajramin.
Postimi i plotë: “Me rastin e Fitër Bajramit, ju shpreh urimet më të përzemërta, duke ju dëshiruar paqe, begati dhe harmoni në familjet dhe zemrat tuaja. Kjo ditë feste shënon përmbylljen e një muaji sakrifice, devotshmërie dhe reflektimi. Bajrami është festë e mirësisë dhe e solidaritetit, një moment për ta ndarë gëzimin me familjen, miqtë dhe ata që kanë më shumë nevojë për dashuri dhe mbështetje.Le të shërbejë kjo ditë si një rikujtimi se durimi, përkushtimi dhe zemërgjerësia janë vlera që duhet të na udhëheqin gjithnjë. Urime Fitër Bajramin me zemër të bardhë dhe me vepra të mbara.”
Eluerta Haskja
