Gigi Di Biagio në stolin e Shqipërisë, në Itali e bëjnë të kryer

0
87

Ish-mesfushori i Kombëtares së Italisë dhe ish-trajner i Kombëtares U-21 të kaltër, Gigi Di Biagio është shumë pranë stolit të Shqipërisë. Lajmin e bën të ditur televizioni italian, “Sport Italia” që thekson se nga burime të sigurta ka mësuar që ai do të zëvendësojë Edoardo Rejan në fund të muajit nëntor.

Ish-lojtari i Interit, momentalisht është opinionist në platformën DAZN, ndërsa eksperiencën e fundit si trajner e ka pasur me skuadrën e SPAL në vitin 2020.

“Sport Italia” thekson gjithashtu se kontaktet kanë nisur prej disa javësh por gjatë orëve të fundit, kreu i FSHF dhe trajneri italian kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Gigi Di Biagio në stolin e Shqipërisë, në Itali e

Si futbollist me Kombëtaren e Italisë, Di Biagio u shpall nënkampion Europe në vitin 2000 pas disfatës në finale me Francën. Më fanellën e kaltën numëron 31 ndeshje dhe 2 gola të shënuar, ndërsa karrierën si trajner e ka nisur në vitin 2008.

Di Biagio nuk ka shkuar më shumë se gjysmëfinalet e europianit në stolin e Kombëtares së Italisë U-21, ndërsa ka drejtuar për dy ndeshje edhe kombëtaren e parë në miqësoret me Argjentinën dhe Italinë në periudhën e tranzicionit nga Ventura te Mancini. Si futbollist, Di Biagio e ka nisur karrierën me Lazion por është aktivizuar në shumë ekipe të tjera me emër në Itali si Roma apo Inter.