Gjaku i artë” duket se është pikëpyetja më e fundit për stafet mjekësore, pasi vetëm 43 persona në botë e kanë këtë lloj gjaku.
Për herë të parë ky lloj gjaku u zbulua në vitin 1961 te një grua Aborigjene Australiane. Ky është një tip gjaku që është i ngjashëm me grupin e gjakut zero negativ.
Këtë lloj e ka një në 160 milionë persona, ose 43 në total në të gjithë botën. Këta persona kanë ngjashmëri me grupin O negativ. Janë të dy dhurues universalë, por mund të marrin gjak vetëm nga persona me grupin e tyre të gjakut.
Mirëpo, ata ka edhe vështirësi, pasi personat me këtë lloj gjaku jetojnë në vende kaq të largëta si Japonia, Brazili, Irlanda, apo e SHBA, gjë që vështirëson dërgimin e një sasie gjaku nëse kërkohet me urgjencë.
Në rastin e një operacioni të programuar të ndonjërit prej personave me këtë lloj gjaku, më parë ata japin gjak që u ruhet në bankat e gjakut për 45 ditë.
© SYRI.net