“Gjej vend dhe futu”/ Andrew Tate kërcënon gruan që e futi në burg, zbardhet letra që i ka dërguar

0
145

Andrew Tate, i cili po përballet me akuza për përdhunim dhe trafikim njerëzor në Rumani, dyshohet se ka kërcënuar një nga akuzueset e tij.

Në një letër që i ka dërguar mësohet se ai i ka kërcënuar gruan e cila ngriti akuzat për dhunë dhe shfrytëzim prostitucioni ndaj tij. Avokatët e gruas në SHBA thonë se një letër u dërgua nga një firmë ligjore amerikane në dhjetor, në emër të Andrew Tate dhe vëllait të tij Tristan.

Po ashtu, në letër Tate kërcënonte se do të padiste gruan dhe prindërit e saj për 300 milion dollarë nëse ajo nuk tërhiqte deklaratat e saj.

Vëllezërit Andrew dhe Tristan Tate po mbahen aktualisht në paraburgim në Rumani, ndërsa policia heton akuzat për trafikim dhe përdhunim, të cilat të dy burrat i mohojnë. Benjamin Bull – i cili punon për Qendrën Kombëtare për Shfrytëzimin Seksual – i tha BBC-së se letra kishte për qëllim të trembte e të bënte të heshtte klienten e tij, e cila ishte një dëshmitare kyçe në hetimin rumun.

Tate, një ish-kikboksier profesionist, u bë i njohur në vitin 2016 pasi u përjashtua nga një reality show për një video që tregonte atë duke rrahur një grua me rrip, një akt që ai më vonë pretendoi se ishte konsensual. Ai më pas i shpërndau pikëpamjet e tij mizogjene në mediat sociale dhe pretendoi se kishte fituar miliona duke i detyruar gratë të kryenin akte seksuale në internet, fitimet e të cilave i mbante vetë.