Gjeli i detit këtë vit 300 lekë më shtrenjt në Peqin (Video)

0
479

Ashtu siç është bërë traditë, në Peqin është organizuar panairi i gjelit
të detit. Këtë vit ky event u mbajt në njesinë Pajovë dhe përveç
gjelit banorët e zonës promovuan edhe produktet e tyre bio.Edhe pse çmimi për kg këtë vit është më i lartë, fermerët shprehen se kërkesat kanë qenë të konsiderueshme

Për kryebashkiakun Bukurosh Maçi ky panair synon promovimin e vlerave të Peqinit.

Për të ndjekur panairin e gjelit të detit por gjithashtu për të zhvilluar një tur në Peqin ishte edhe President i Republikes.

Peqini u zgjodh për të organizuar këtë panair, pasi vazhdon të mbetet qendra më e madhe e mbarështimit të këtij lloj shpendi në vend.

Ndër vitë gjeli i detit të  Peqinit ka mbizotëruar tryezat festive.