Polumbarët e RENEA-s kanë gjetur dy pistoleta në lumin Shkumbin.
Burime bëjnë me dije se ato u gjetën gjatë aksionit për gjetjen e thikës me të cilën Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili kishin ekzekutuar Regis Runajn.
Dyshimet e para të policisë janë se ato janë përdorur në ngjarje kriminale, ndërkohë që vijojnë hetimet për të sqaruar dinamikën e plotë të saj
Sipas policisë dy autorët, janë të përfshirë edhe në vrasjen e ndodhur 10 ditë para kësaj ngjarje ku u ekzekutua me armë zjarri Emiljano Ramazani, mik me Regis Runajn.