Burime për Ora News bëjnë të ditur se janë gjetur trupat e 2 prej te zhdukurve ne Vrith të Malësisë së Madhe.
Sipas të dhënave të para janë gjetur trupat e dy prej të rinjve, Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj.
Policia nuk e ka konfimuar ende.
Dyshimet janë se Vilson Çutaj 37 vjeç dhe Klement Pepaj 21 vjeç janë ekzektuar dhe groposur nga 25 vjeçari Danjel Pepaj pas një konflikti për vjedhjen e një sasie droge.
Zyrtarisht policia nuk e ka konfirmuar ende kete version.
Prej të dielës policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë vijonin kërkimet në zonën malore të Malësisë së Madhe ku ishin zhdukur të rinjtë prej të shtunës 3 tetor 2020.
Posot gjatë kontrollit policia ka gjetur dhe asgjësuar parcela me kanabis
Ora news