Gjendet e mbytur një grua në bregdetin e Durrësit, dyshimet e para

0
165

Një grua është mbytur në bregdetin e Durrësit.

Ngjarja është regjistruar pranë shëtitores Taulantia. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton se nuk dihet ende identiteti i gruas si dhe mosha e saj, ndërkohë që pritet që trupi i pajetë të nxirret nga uji.

Nga të dhënat paraprake, ka dyshime se gruaja është vetëmbytur, pasi çanta e saj është gjetur në breg të detit.

(BalkanWeb)