Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotme afër fshatit Mirakë, në Librazhd.
Një grua 48 vjeçe, banuese në Mirakë, është gjetur në Lumin Shkumbin e cila dyshohet të jetë vetëmbytur
“Më datë 25.05.2022, në anë të lumit Shkumbin, afër fshatit Mirakë, Librazhd, është gjetur e pajetë shtetasja N. H., rreth 48 vjeçe, banuese në Mirakë, Librazhd, e cila dyshohet të jetë vetëmbytur. Nga këqyrja paraprake e kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune.” – njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.