Gjendet e vdekur një 21-vjeçare në Has, çfarë dyshohet

0
167

Një 21-vjeçare është gjendur e vdekur nga familjarët, në banesë. Dyshohet se ajo është vetëvarur.

Ndërkohë, vijojnë hetimet nga grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sot, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Qarr, është gjetur nga familjarët, në banesë, e pajetë, shtetasja M. Rr., 21 vjeçe.

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se kjo shtetase është vetëvarur.

Vijojnë hetimet nga grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al