Një ngjarje e rëndë është shënuar në lumin Buna, në Shkodër, ku është gjetur trupi i pajetë i një 70-vjeçari nga Tirana.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Shkodrës, rreth orës 14:30 është gjetur i mbytur shtetasi S. Gj., ndërsa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime në trup.