Gjendet i mbytur një burrë në Prrenjas

0
192

Më datë 23.06.2022, është gjetur nga familjarët pa shenja jete, dyshohet i mbytur në rezervuarin e Hecit, shtetasi D. B., 67 vjeç, banues në Prrenjas. Paraprakisht kishte bërë kallëzim djali i tij, për largimin nga banesa të 67-vjeçarit. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme./ Elbasani flash