Gjendet i pajetë 52-vjeçari në Vaun e Dejës, ja çfarë dyshohet

0
80
Është gjetur paraditen e së sotmes trupi i pajetë i një 52-vjeçari me inicialet V.B., në fshatin Shelqet, Vau i Dejës.

Sipas burimeve paraprake trupi i viktimës është gjetur në banesën e tij dhe dyshohet se është vetëvarur.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i Policisë:

Vau i Dejës/Informacion paraprak

Më datë 21.03.2023, rreth orës 12:05, në fshatin Shelqet, Vau i Dejës, në banesë, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur shtetasi V. B., 52 vjeç.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje