Një 72 vjeçar është gjendur pa shenja jete në Maliq ndërsa familja kishte denoncuar zhdukjen e tij prej disa ditësh.
Mësohet se i moshuari vunate nga skleroza.
“Paraditen e sotme, në vendin e quajtur “Kodrat e fshatit Dolan”, Maliq, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune në trup, B. T., 72 vjeç, banues në Dolan.
Për këtë shtetas, më datë 07.10.2022, në Komisariatin e Policisë Maliq, është paraqitur vëllai i tij, i cili ka bërë kallëzim për largimin nga banesa dhe humbjen e kontakteve me 72-vjeçarin, i cili vuante nga sëmundja e sklerozës,” njofoti policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.