Gjendet i vdekur një person pranë shkëmbinjve në Vlorë, u pikas nga peshkatarët

0
162

Një person është gjetur pa shenja jete në breg të detit pranë Petroliferës në Vlorë.

Dyshohet se është mbytur, policia po shkon drejt vendit ku është gjetur trupi i pajetë.

 

Personi i gjinisë mashkull, është pikasur nga peshkatar të zonës, pranë shkëmbinjve.

Nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa Fax News ka siguruar dhe pamje nga vendi ku u gjet personi i pajetë.

Nuk dihet ende identiteti i personit që është gjetur i vdekur, ndërkohë që kanë nisur hetimet për ngjarjen.

(E.K/Faxweb.al)