Gjendet i vetëvarur në një pemë një 49-vjeçar në Pogradec

0
320

Një 49-vjeçar është gjetur pa jetë në fshatin Udënisht të bashkisë Pogradec.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se viktima është vetëvarur në një pemë.

Dyshohet se viktima ka pasur konflikt me ish bashkëshorten,të cilët ishin  në procces divorci.

Trupi është dërguar në morgun e spitalit për të bërë ekspertizën mjekoligjore.  Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar mbi rastin.

“Më datë 15.08.2023, rreth orës 20:15, në fshatin Udënisht, Pogradec, në afërsi të banesës është gjetur i vetëvarur në një pemë, shtetasi B. B., rreth 49 vjeç, banues në fshatin Hudënisht. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.