Gjendet në rrugë pa shenja jete 54-vjeçari

0
546

Ditën e sotme, në lagjen “Shilore” në Shijak, është gjetur në rrugë, pa shenja jete, shtetasi me inicialet F.Ç., 54 vjeç.

Dyshohet se 54-vjeçari ka ndërruar jetë nga shkaqet natyrale.

Policia njofton se grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Shijak/Informacion paraprak

Rreth orës 16:10 në lagjen “Shilore” Shijak, është gjetur në rrugë, pa shenja jete shtetasi F. Ç., 54 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.