Një gjurmë dore e lashtë, e vjetër rreth 4,000 vjet, është zbuluar brenda një varri antik egjiptian.
Zbulimi është bërë nga studiues të Universitetit të Kembrixhit, të cilët e kanë gjetur gjurmën në një objekt prej balte të njohur si “shtëpi shpirtërore” – një lloj modeli simbolik në formë ndërtese. Kuratorja Helen Struduick e përshkroi gjurmën e plotë të dorës, që daton nga viti 2055 deri në vitin 1650 para erës sonë, si një “zbulim të rrallë dhe mbresëlënës”.
Kjo gjurmë do të jetë pjesë e ekspozitës së re të Universitetit të Kembrixhit, të titulluar “Made in Ancient Egypt”, e cila hapet më 3 tetor në Muzeun Fitzuilliam. Ekspozita i kushtohet zejtarëve dhe artizanëve që krijuan objekte në Egjiptin e Lashtë.
Megjithëse qeramika ka qenë shumë e përdorur dhe shumë ekzemplarë janë ruajtur deri më sot, informacioni rreth vetë prodhuesve të saj mbetet i kufizuar.
© SYRI.net