Pak çaste më parë është raportuar për gjetjen e një personi të vdekur në Elbasan, në lagjen ‘Dyli Haxhirre’.
Si fillim u dyshua se viktima kishte rënë nga një ndërtesë e lartë, por me informacionet e fundit të siguruara bëhet me dije se shkak për vdekjen e tij, ka qenë një arrest kardiak.
Pritet të zbardhen detaje të tjera për ngjarjen e ndodhur, pasi momentalisht nuk dihet mosha apo të dhëna të tjera rreth viktimës.