Gjendet një trup i pajetë në afërsi të Rrogozhinës

0
221

Një trup i pajetë është gjetur në afërsi të qytetit të Rrogozhinës. Mësohet se kanë qenë kalimtarë të rastit ata që e kanë konstatuar, ndërsa dyshohet se viktima është banor i zonës.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Kavajës ku do t’i bëhet ekspertiza për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, ndërsa ende nuk dihet identiteti.