Një person i pajetë është gjetur në ujërat e Komanit.
Trupi i pajetë është gjetur në mënyrë rastësore nga një banor ndërsa ende nuk është bërë identifikimi i viktimës.
Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe është nisur në vendngjarje për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personit që u gjet i mbytur në ujë.