Gjendet një trup i pajetë në ujërat e lumit Fan, dyshimet e para

0
2

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e së enjtes në ujërat e lumit Fan në Fushë Arrëz.

Trupi pa shenja jete i përket një 62-vjeçari. Trupi i pajetë i burrit është gjendur poshtë urës së lumit Fan.

Dyshohet se 62-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht dhe ka rënë në lumë.

Policia e zjarrfikëset janë në vendngjarje për të zbardhur ngjarjen./abcnews.al