Gjendet pa shenja jete në kanal 70-vjeçari, çfarë dyshohet

0
172

Foto ilustruese

Një shtetas 70-vjeçar, banues në fshatin Kullaj,  është gjetur pa shenja jete në një kanal në fshatin Boks, të Shkodrës.

Nga këqyrja e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune, e paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:25, në kanalin e fshatit Boks, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit 70 vjeç, banues në fshatin Kullaj. Nga këqyrja e trupit të 70-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.

Grupe hetimore vijojnë të punojnë për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje./abcnews.al