GJERMANI-DANIMARKË/ “Panzerat” drejt kualifikimit, Musiala shënon dhe golin e dytë (VIDEO)

0
13

Gjermania luan me Danimarkën në Dortmund, në sfidën e dytë të fazës së 1/8-ave të EuropianitOrganizatorët duan ta konfirmojnë veten si pretendent në shtëpinë e tyre, teksa nuk ka vend për gabime. “Panzerat” vijnë si vendi i parë në Grupin A, aty ku e mbyllën me 7 pikë.

Nga ana tjetër, danezët vijnë nga tre barazime në Grupin C, ku e mbyllën të dytët pas Anglisë.

Ky takim është i veçantë dhe për të dyja skuadrat, të cilat kujtojnë finalen e Euro 1992, aty ku Danimarka mposhti në finale 0-2 Gjermaninë.

REZULTATI LIVE:

GJERMANI 2-0 DANIMARKË

Havertz (P) 53′, Musiala 68′

KOMENTI LIVE:

68′ GOOOL GJERMANIA 2-0/ Musiala merr një top të bukur dhe i vetëm drejt zonës nuk gabon. (VIDEO)

66′ Hojlund godet me të majtën, por Neuer arrin ta ndalë.

64′ Dy zëvendësime te Gjermania. Largohen Andrich dhe Gundogan, në vendet e tyre futen Can dhe Fullkrug.

60′ Maehle shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me të verdhë.

59′ Havertz del i vetëm përballë portierit, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

57′ Bah shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

53′ GOOOL 1-0/ Havertz nuk gabon nga pika e bardhë. (VIDEO)

52′ Andersen prek topin me dorë dhe gjyqtari akordon penallti pas rishikimit me VAR.

48′ Andersen gjen topin në zonë dhe godet dhe e çon topin në rrjetë, por pas rishikimit me VAR, gjyqatri e anulon për pozicion të parregullt. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë!

45+1′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Kundërsulm i bukur nga danezët, me Hojlund që nuk finalizon siç duhet dhe ndalet nga Neuer.

41′ Trajneri Hjulmand ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

37′ Havertz godet me kokë, por Schmeichel reagon si duhet për t’i mohuar golin.

36′ Rifillon sërish takimi.

35′ Ndërpritet momentalisht sfida për shkak të kushteve atmosferike.

24′ Maehle godet me të majtën, me tentativën e danezit që shkon mbi kuadrat.

11′ Andrich godet me kokë, por Schmeichel e thith me duar topin pa probleme.

10′ Havertz provon me një gjuajtje fluturimthi, por Schmeichel arrin ta devijojë për në këndore.

4′ Schlotterbeck godet me kokë pas një krosimi nga këndorja dhe çon topin në rrjetë, por gjyqtari e anulon për një faull në zonë. (VIDEO)

1′ Starton dueli në Dortmund!

FORMACIONET ZYRTARE:

GJERMANIA: Neuer, Kimmich, Rudiger, Schlotterbeck, Raum, Andrich, Kroos, Musiala, Gundogan, Sane, Havertz.

Trajner: Julian Nagelsmann

DANIMARKA: Schmeichel, Andersen, Christensen, Vestergaard, Bah, Delaney, Hojbjerg, Maehle, Eriksen, Skov Olsen, Hojlund.

Trajner: Kasper Hjulmand

 

Top Channel