Një 72 vjeçare e shtruar në një spital të Frankfurtit, Gjermani, i ka fikur aparatin e oksigjenit një pacienteje tjetër pasi po shqetësohej prej saj.
72-vjeçara u ngrit nga shtrati dhe i fiku pajisjen e furnizimit me oksigjen 79-vjeçares që po trajtohej pranë saj, në të njëjtën dhomë, me argumentin se ajo u shqetësua nga zhurma që po bënte.
Siç raporton gazeta gjermane “Bild”, duke cituar Prokurorinë, ngjarja ka ndodhur më 29 nëntor në një spital në Manheim.
Pacientja 72-vjeçare ka dëshmuar se atë pasdite ka fikur dy herë çelësin kryesor të pajisjes së furnizimit me oksigjen.
Gazeta gjermane thekson se kur ajo e fiku për herë të parë pajisjen – rreth orës 20:00 pacientja u qortua nga mjekët dhe infermierët.
Por nuk i bëri përshtypje dhe pas një ore, ajo bëri prap të njëjtën gjë.
Por kjo për pak sa nuk përfundoi fatale për pacienten 79-vjeçare pasi mjekëve iu deshën ta ri sillnin në jetë për t’i shpëtuar jetën.
Sipas Prokurorisë, tashmë 79-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por ndodhet në Repartin e Mjekimit Intensiv .
72-vjeçarja është arrestuar e akuzuar për tentativë vrasjeje , shkruan gazeta britanike “Guardian”.