Një i ri shqiptar në Hamburg të Gjermanisë po lufton për jetën pasi mbeti i plagosur gjatë një feste në një bordello.
20 djem që po festonin përfunduan duke u përplasur me njëri-tjetrin. I riu shqiptar që ishte në mesin e tyre u shtri në trotuar i qëlluar me një thikë pas shpine.
Sipas gazetës BILD, dëshmitarët okularë telefonuan të tmerruar policinë.
Pas përplasjes 6 makina mbërritën në vendin e ngjarjes disa të rinj u larguan, disa u futën në bordello, të tjerë ia mbathën. Kurse 25-vjeçari shqiptar ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Ai është goditur me thikë në kokë dhe në shpinë. Lidhur me ngjarjen deri më tani janë arrestuar 5 persona, ndërsa shkaqet e sherrit mbeten të paqarta./b.k/Abcnews.al