Gjermania kapet “mat” në fund në klasiken e Europës, Italia me të rinjtë kalon Hungarinë

0
105

Fiton Italia, ngelet në klasë Gjermania që nuk arrin të shfrytëzojë avantazhin me Anglinë dhe ndalet në një barazim që mund t’i kushtojë shumë në fund kur të bëhen llogaritë

Ka një fitues të madh në mbrëmjen e së martës në Ligën e Kombeve me të kaltërit që bindën në lojë dhe rezultat ndërsa “Panzerat” morën vetëm një pikë në klasiken e Europës pasi barazuan 1-1 me Anglinë e Southgate.

Hofman në minutën e 50 i asistuar nga Kimich i dhuroi skuadrës së Flick golin e avantazhit por në fund, Kane vendosi barazpeshën nga pika e bardhë.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Italia rigjeti fitoren pas një kohe të gjatë duke kaluar 2-1 Hungarinë në stadiumin “Dino Manuzzi”. Ndeshje e  dominuar nga të kaltërit që shënuan me Barellan dhe Pellegrinin.

Pas dy raundeve të para, Italia kryeson me 4 pikë, Anglia e Gjermania ndjekin me nga 2 ndërsa Hungaria mbetet në kuotën 1.