A do të duhet Gjermania të bëjë pa portierin e saj kryesor në Kupën e Botës? Rreth tre javë para fillimit të Kupës së Botës në Katar (20 nëntor-18 dhjetor), Manuel Neuer ka të ngjarë të ngrejë flamurin “e bardhë”.
Ndërsa mungon prej tre javësh prej një problemi në shpatullën e djathtë, lojtari i Bayern Munichut u rikthye gjatë stërvitjes së sotme, të cilën iu desh ta braktiste pas vetëm 10 minutash, të paktën kështu kanë raportuar mediet gjermane.
Në këtë formë rrezikon qe ai te humbas Kampionatin Botëror, ndërsa Gjermania është në ankth.