Gjermania përgjon mesazhet e ushtarëve, zbulohet çfarë kanë pranuar rusët

0
138

Gjermania ka përgjuar mesazhet radiofonike të ushtarëve rusë që dyshohet se kanë pranuar vrasjen e  civilëve në Bucha, sipas Der Spiegel, shkruan skynews.

Mesazhet radiofonike korrespondonin me vrasjen e shumë civilëve që janë bërë publike tashmë. Në njërin prej mesazheve, një ushtar diskuton të qëllojë dikë nga biçikleta.

Rikujtojmë se në rrjetet sociale është shpërndarë gjerësisht fotoja e një civili të shtrirë pranë një biçiklete në periferi të Kievit. Një zëdhënës i qeverisë gjermane nuk pranoi të komentojë mbi raportin, ndërsa Rusia ka mohuar kryerjen e krimeve të luftës në Bucha.