Gjermania po plaket! Studimi i fundit, në vitin 2040 do të jenë më pak se gjysma e njerëzve në punë

0
71

Një studim i fundit i Fondacioni Bertelsmann publikuar nga Deutsche Welle tregon se deri në vitin 2040 popullsia e Gjermanisë pritet të rritet me vetëm 0.6%, ndërkohë që numri i njerëzve në moshë pune pritet të bjerë nën 50%.

Parashikimi bazohet në të dhënat për lindjet, vdekjet dhe migrimin të ofruara nga Zyra Federale e Statistikave. Ralph Heck, kryetar i Fondacionit Bertelsmann, tha se rritja e numrit të të moshuarve në shoqërinë gjermane është e dukshme pothuajse në të gjitha landet federale.

Sipas studimit përqindja e banorëve të moshës 65 vjeç e lart do të rritet në Gjermani nga 22% në vitin 2020 në 28% në vitin 2040. Në të njëjtin hark kohor përqindja e njerëzve në moshë pune do të bjerë nga 54 në 48%, ndërkohë që përqindja e grupmoshave më të reja në numrin e përgjithshëm të popullsinë do të mbetet pothuajse e pandryshuar.

“Nevojiten strategji të dedikuara për të zhvilluar një infrastrukturë të përshtatshme për brezat e vjetër dhe për të kapërcyer sfidat ekonomike që do të shfaqen”, tha Heck.

 

Top Channel