Gjermanisë i ikën fitorja nga duart, Spanja shënon një gol të dyshimtë në minutën e 6-të shtesë

0
225

Gjermania dhe Spanja barazuan 1-1 në takimin e parë të Grupit 4 të Ligës së Kombeve (Liga A) të zhvilluar në “Mercedes-Benz Arena” të Stuttgartit.

Timo Werner kaloi gjermanët në avantazh në minutën e 51-të.

Por kur dukej se skuadra e Joackhim Low po shkonte drejt fitores, Spanja barazon në minutën e gjashtë shtesë me Gaya, një gol që ngjalli dyshime për pozicion jashtë loje.

Të dy ekipet ndajnë nga një pikë, teksa sfida tjetër e këtij grupi mes Ukrainës dhe Zvicrës u mbyll 2-1, me ekipin e Shevcenkos që merr kryesimin.

© SYRI.net