Gjesti prekës: Çifti britanik shkon në Poloni për të marrë ukrainasen shtatzënë

0
169

Një çift në Mbretërinë e Bashkuar po përgatiten të udhëtojnë drejt Polonisë për të marrë një refugjate shtatzënë ukrainase në mënyrë që ajo të mund të qëndrojë në dhomën e tyre të lirë.

Peter O’Keefe dhe Belinda Harvey, të cilët jetojnë pranë Winchester, i kanë ofruar ndihmë Ksenias, nga Kharkiv, e cila është në muajin e shtatë të shtatzënisë.

Ksenia, 25 vjeç, bashkëshorti i së cilës a mbetur në Ukrainë, pritet të mbërrijë në Varshavë javën e ardhshme pasi të marrë vizën.

Belinda tha se vendimi për ta pritur atë erdhi rastësisht.

“Unë përpilova një email me detajet për të dhe ne thjesht menduam pse jo.”

Ardit Murataj