“Gjetëm një fëmijë në stacionin e metrosë, tani ai është djali ynë,” historia emocionuese e çiftit nga New York-u

0
188

Danny Stewart ishte duke vrapuar për të takuar të dashurin e tij për darkë, kur pa diçka që ishte shtrirë në dyshemenë e një stacioni të metronë në New York.

Danny Stewart, 34 vjeç, ishte vonë për darkë me partnerin e tij, Pete Mercurio, 32 vjeç.

Ndërsa Danny po dilte me shpejtësi nga stacioni diçka i ra në sy.

“Pashë diçka të shtirë në dysheme dhe më ngjau si një kukull e harruar,” tha ai.

Unë isha në mëdyshje – pse një fëmijë do të linte një kukull në tokë? – por ai vazhdoi shkallët deri në dalje.

Ktheva dhe një herë kokën dhe pashë se këmbët e tij po lëviznin,” tha ai.

Ai zbriti poshtë shkallëve dhe pas se në fakt ‘kukulla’ ishte një djalë i vogël, i mbështjellë me një xhup të errët dhe këmbët e tij ët vogla ishin të nxjerra jashtë.

“Ai nuk kishte rroba të veshura, ishte i mbështjellë me këtë xhup të errët. Kërthiza e tij ishte e paprekur, kështu që mund të them që ishte i porsalindur,” shtoi ai.

Danny nuk mund ta besonte  atë që po shikonte. Ai nuk mund ta kuptonte se si një fëmijë mund të lihej në dysheme dhe kush mund ta kishte lënë.

Djali i vogël ishte shumë i qetë, dhe megjithatë gjithashtu vigjilent, me sy të mëdhenj e të gjerë.

“Ai i hapi sytë dhe unë i ledhatova kokën. Duket shumë jo reale e gjithë situata dhe në këtë pikë unë po përpiqesha t’i tregoja njerëzve që ndodheshin aty se çfarë po ndodhte, por nuk mora vëmendjen e askujt.”

Danny thirri, “Ju lutem njoftoni policisë” por pothuajse të gjithë e injoruan atë, raporton BBC

“Mora vetëm vëmendjen e një gruaje, por ajo nuk fliste anglisht, kështu që ajo nuk e kuptonte vërtet atë që po thoja, edhe kur po përpiqesha t’i tregoja foshnjën”, thotë Danny. “Unë mendoj se ajo ndoshta mendoi se mund të kisha qenë i çmendur”.

Unë vrapova jashtë duke bërtitur :”Gjeta një fëmijë.”

Pastaj ai i tha policisë se ku ishte vendosur dhe u kthye përsëri për të kontrolluar që foshnja ishte akoma në rregull.

Unë telefonova të dashurin t im dhe ja tregova atë që kishte ndodhur.

Pete tha:” Për shkak se Danny nuk bën shaka, ai nuk do të thoshte diçka nëse nuk do të ishte e vërtetë.”

Ai doli nga banesa për në stacionin e metrosë, ndërsa policia po mbante foshnjën për ta marrë për një kontroll në spital. Pasi Danny dha deklaratën e tij, të dy u larguan.

Ditën tjetër, lajmet për foshnjën e gjetur në metro ishin në titujt kryesorë.

Danny donte të dinte se si ishte foshnja, dhe kështu shkoi në spital ku ai ishte dërguar, por nuk ishte në gjendje të merrte ndonjë lajm.

Kështu që Danny dhe Pete u kthyen në jetën e tyre të përditshme – Danny në rolin e tij si një punonjës social dhe Pete si një dramaturg dhe krijues uebi.

Por shumë shpejt Danny mori një ftesë nga Administrata për Shërbimet e Fëmijëve për të marrë pjesë në një seancë gjyqësore familjare, për të dëshmuar se si e kishte gjetur foshnjën.

Gjatë seancës gjykatësi ju drejtua: “A do të donit ta birësonit këtë foshnjë?

Danny shikoi përreth, të gjithë sytë ishin drejtuar drejt tij.

Unë thashë:” Po, por nuk mendoj se është aq e lehtë “, dhe gjyqtarja buzëqeshi dhe ajo tha,” Epo, mund të jetë .”

Procesi i birësimit zgjati gjashtë deri në nëntë muaj dhe përfshiu kontrolle të historisë dhe trajnim për prindërit.

“Nuk kisha menduar ta birësoja”, thotë Danny, “por në të njëjtën kohë, nuk mund të ndaloja së menduari se ndjehesha i lidhur me këtë foshnjë, ndjeva se kjo nuk ishte as një mundësi, ishte një dhuratë dhe nuk mund t’i thoja jo kësaj dhurate.”

Ora news