Gjimshitin e kërkojnë në Premier Ligë, zbulohet oferta për Atalantën dhe lojtarin

0
214

Berat Gjimshiti ka treguar paraqitje të shkëlqyera me Atalantën në Serinë A, aty ku është graduar si një titullar i padiskutueshëm.

 

Pikërisht për shkak të paraqitjeve të shkëlqyera, në gjurmët e mbrojtësit shqiptar janë vënë ekipe si Ajaksi dhe Milani, të cilat sipas mediave italaine kanë shfaqur interes për të transferuar atë në skuadrat e tyre.

Megjithatë nuk janë vetëm këto dy ekipe që duan shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares. Sipas asaj që shkruan “Tuttomercatoweb”, në gjurmët e Gjimshitit është vënë edhe skuadra e Premier Ligës, Fulhem. Këta të fundit janë në kërkim të një mbrojtësi dhe kanë pikëtuar pikërisht futbollistin 27-vjeçar.

 

Madje ata kanë bërë edhe ofertën e parë në drejtim të Atalantës, e cila është 19 milionë euro për ta lënë të lirë. Gjithashtu edhe Gjimshitit i kanë ofruar një pagë prej 2.5 milionë eurosh në sezon dhe në orët e ardhshme priten zhvillime të reja.

PANORAMASPORT.AL