Gjinari, fshati që ka humbur bukurinë për shkak të lënies në harresë

0
204

Vizitorët e nisur nga qytetet e tjera drejt Gjinarit duket se nuk e gjejnë atje pamjen që prisnin.

Është  klima, është uji,  është ushqimi, është vlerë mjekësore. Jemi në Shqipëri dhe s’kemi çfarë bëjmë. Kemi ardhur nga Durrësi këtu për të marrë diçka bio.

Zona ka humbur bukuritë dhe resurset e saj për shkak të lënies në harresë dhe mungesës së investimeve nga Bashkia e Elbasanit.

“I kanë kërkuar rrugë dhe s’kanë kthyer përgjigje fare. Rruga është për faqe të zezë.”

Vendasit thonë se ushqimet e zonës tërheqin turistë të shumtë, por ata nuk kanë një treg dhe detyrohen të shesin në buzë të rrugës në mungesë të kushteve higjeno sanitare.

“Çfarë të bëjnë ne? Mallin tonë ku do çojmë? Ta hedhim? Çfarë ti bëjmë bashkisë? I kemi marrë dhe na thonë bëj çfarë të duash.”

Ata thonë se e kanë humbur shpresën për investimet e shtetit në këtë zonë.

“Shiko rilindjen, sepse ky popull ka pasur shpresa kur janë votuar. Sot shiko se si janë degraduar.”

Falë klimës së zonës, Gjinari ofron turizëm në çdo stinë të vitit, por edhe ata vizitorë të mbetur dita-ditës po largohen, për shkak të vështirësive që hasin këtu.