Gjirokastër: 60-vjeçari vritet për një vijë uji, kapet autori i krimit

0
339

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (17 qershor 2020) në Gjirokastër.

Një person është sjellë në spitalin e këtij qyteti pa shenja jete.

Mësohet se viktima është një 60-vjeçar i quajtur Andrea Xhavara.

“Rreth orës 20:30  njoftohemi se në  Spitalin Rajonal Gjirokastër ka mbërritur pa shenja jete shtetasi A. Xh., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Labovë e Zhapës.(Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta)” – njoftojnë unifromat blu

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ai ka mbetur i vdekur i goditur me sende të forta në një konflikt pronësie, konkretisht për një vijë uji.

Ndërkohë, mësohet se personi tjetër i përfshirë në konflikt është Jano Koleta, i cili dyshohet të jetë edhe autori i krimit.

Si u kap autori – Burime nga vendngjarja konfirmojnë se autori i vrasjes 67 vjeçari Koleta është kapur teksa ishte fshehur në një shpellë në zonën lindore të Labovës.

Policët e kanë gjetur autorin e vrasjes të mbytur në lot dhe duke i rënë kokës me grushte.

Pasi është kapur 67 vjeçari është izoluar në Komisariatin e Policisë në Gjirokastër pasi është shoqëruar nga forca të shumta policie.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ora News