Gjirokastër/ Dhunohet polici kufitar, goditet me levë në kokë

0
192

Një efektiv policie është goditur me levë në kokë në rrethana ende të paqarta. Ngjarja është shënuar në Urën e Lumit në Gjirokastër paraditen e sotme.

Mësohet se kanë qenë dy persona që e kanë sulmuar policin efektiv të policisë kufitare.

Nga informacionet e para flitet që polici i dhunuar i identifikuar si Sokrat Muho nga fshati Progonat i Tepelenës tre ditë më parë kishte pasur një debat me 3 persona nga Progonati i Tepelenës.