Gjirokastër/ Zjarr në një banesë, përfundon në spital e moshuara

0
2

Një vatër zjarri ka përfshirë një banesë në katin e parë të një pallati në Gjirokastër.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Gjatë operacionit, zjarrfikësit kanë nxjerrë nga banesa një të moshuar, e cila ishte asfiksuar nga tymi. Ajo është transportuar menjëherë drejt spitalit të Gjirokastrës për ndihmë mjekësore.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/vizionplus.tv