Gjithçka me Vlerë nga Vaji i Qeparisit

0
3

Vaji esencial i qiparisit mblidhet nga lëvorja e pemës së qiparisit që mban emrin botanik Cupressaceae. Qiparisi është një nga pemët më të pasura me vaj esencial, i cili përdoret gjerësisht për të kuruar dhe shëruar një sërë problemesh, që kanë të bëjnë me qarkullimin e gjakut.

Shumë qytetërime e kanë njohur qiparisin si pema e përjetshme. Ajo dukej sikur jetonte përgjithmonë. Kohët e fundit interesi për qiparisin është ngjallur sërish, kryesisht për aftësitë e pemës për t’i rezistuar zjarreve në pyje.

Shqipëria është e bekuar tradicionalisht me këtë pemë gjithmonë të gjelbër me hije të rëndë dhe me vlera shumë. AgroWeb.org po ju sjell një përmbledhje të mirësive që mund të përfitohen nga vaji esencial i qiparisit, i cili është edhe produkti më i kërkuar i kësaj peme.

Lodhja dhe toksinat

Nëse ndiheni sikur toksinat e akumuluara në organizëm po stërmundojnë qarkullimin e gjakut, atëherë mos hezitoni të përdorni vajin esencial të qiparisit. Hidhni disa pika vaji në vaskën e mbushur me ujë të ngrohtë. Aroma e vajit do të stimulojë sistemin limfatik, që të transportojë toksinat sa më pranë pikave të daljes. Sistemi ynë limfatik dhe qarkullimi në përgjithësi janë tepër të rëndësishëm për shëndetin, sepse ato ushqejnë qelizat dhe largojnë toksinat prej tyre

Edema

 

Vaji esencial i qiparisit përdoret kundër edemës ose ënjtjes së disa pjesëve të trupit si pasojë e inflamacionit. Vajin esencial mund ta aplikoni në zonat e prekura që të zbusni simptomat. Hidhni 10 pika vaj qiparis në 90 mililitra vaj ulliri, masazhoni zonën e enjtur me drejtim për nga zemra. Gjithashtu masazhoni muskujt e poshtëm të barkut. Kjo metodë do të stimulojë largimin e ujërave të tepërt të akumuluar në organizëm.

Variçet

Në rastin e variçeve, mund të aplikoni vajin e qiparisit me drejtim për nga zemra. Lërëni vajin të përthithet nga lëkura. Do të zbusë enët e enjtura dhe ulë inflamacionin. Për më tepër, ky vaj përdoret për të pastruar prerjet ose plagët që rrjedhin gjak, duke ulur rrezikun e infeksionit.

Këto janë vlerat shëruese të vajit esencial të qiparisit të listuara nga AgroWeb.org

  • Është tepër i fuqishëm në shtrëngimin dhe tendosjen e lëkurës.
  • Ul rrezikun e infeksioneve në plagë duke parandaluar bakteret dhe viruset.
  • Zbut enjtjen tek enët e gjakut dhe ndihmon kundër hemorroideve dhe edemës.
  • Ndihmon funksionimin e sistemit limfatik, performanca e të cilit ka ndikim të jashtëzakonshëm në shëndet.
  • Ndalon gjakderdhjen në plagët e hapura, të prerat në lëkurë dhe gërvishtjet.
  • Ndihmon veshkat dhe si rrjedhojë pastron edhe gjakun.
  • Ka një efekt qetësues për organizmin.
  • Promovon djersitjen dhe ndihmon në detoksifikimin e trupit.
  • Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe tonifikon kapilarët.
  • Vaji i qiparisit ka efekt çlirues nga dhimbjet.
  • Lufton viruset siç është ai i herpesit.
  • Lufton dhe vret një sërë bakteresh.
  • Ndihmon mëlçinë, organin më të r&eumeuml;ndësishëm në organizëm dhe përmirëson kujtesën./AgroWeb.org