Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen në Shkodër, ku u qëllua me armë zjarri drejt një automjeti të tipit “Range Rover” në pronësi të boksierit Arjon Kajoshi.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton se një nga pistat ku po hetohet është fakti që babai i autorit të dyshuar Alban Bruçi, është dhunuar në datën 3 qershor.
Në ngjarje dyshohet se është përfshirë edhe vëllai i Arjon Kajoshit shtetasi Arlind Kajoshi i cili është në kërkim nga ajo kohë.