Gjithçka rreth ftoit, fruti i stinës dhe vetitë e mrekullueshme kuruese

0
175

Ftoi është një pemë e vogël, gjetherënëse, rreth 5-8 m e lartë, 4-6 m e gjerë dhe ka një ngjyrë të verdhë.

Farat janë të zeza, përmbajnë pak glikozide dhe vajra. Fryti përmban shumë vitaminë C, kalium, natrium, zink, hekur, bakër, mangan, fluor, tanin, acide organike, pektinë etj. Farat e thara, gjethet dhe tuli i ftoit përdoren për qëllime mjekësore.

Farat kanë shijen e lehtë të bajameve të hidhura dhe janë pa erë. Ftoi përdoret për prodhimin e reçelit, pijeve aromatike dhe për komposto. Ftoi ka ndikim qetësues në sistemin e tretjes. Çaji nga farat e ftoit përdoret si qetësues, kundër pagjumësisë dhe kundër erës së keqe të gojës. Lëvozhga e ftoit përdoret si mjet kundër kapsllëkut. Ftoi është i uftoi-recelshqyeshëm. Ai përmban vitamina A dhe C, sheqerna, pektinë, acide, kripëra minerale, si kalium etj.

Frutat e ftoit janë të pasura me lëndë aromatike, të cilat ia shtojnë vlerën. Përdoren kundër diarresë dhe të vjellave. Gjithashtu, ky frut është qetësues i mirë dhe përdoret edhe në rastet e pagjumësisë dhe kollës.

 

Top Channel