Gjithnjë e më shumë femra vuajnë: Kandida në të vërtetë ha organizmin tuaj, ja si duhet ta eliminoni

0
377

Trakti ynë tretës është përplot lloje të ndryshme të kërpudhave të tharta, ndërkaq ato gjenden në vagjinën e femrës

Për shkak të disa rrethanave, siç janë p.sh. marrja e antibiotikëve, balanca natyrale e baktereve rrënohet dhe ato mund të kalojnë në formë agresive.

Bakteret e tilla shkaktojnë një sërë problemesh shëndetësore, transmeton Telegrafi.

Çfarë e shkakton disbalancën?

Stili i jetës moderne me vete sjell edhe komplikime të shumta shëndetësore, andaj edhe shfaqjen e disbalancës në florën e zorrëve.

Gjithashtu, ushqimi i shpejtë, futja e sasive të mëdha të sheqerit dhe brumërave, stresi dhe përshkrimi i pakontrolluar i antibiotikëve assesi nuk u ndihmojnë zorrëve tona.

Infeksioni më i shpeshtë te shumëzimi i pamasë i llojeve të kërpudhave të këqija është infeksioni Candida Albicans.

Ai sulmon lëkurën dhe thonjtë, mirëpo pësojnë edhe mukozat orale, vagjinale, urinare dhe anale. Gjithashtu, mund të sulmojnë edhe mushkëritë dhe bronket.

Simptomat e kandidës

Ashtu sikurse çdo infeksion vaginal që meriton respekt, dhe kandida ka simptomat specifike që e dallojnë lehtësisht.

Së pari dhe më kryesorja janë kruajtjet e e zakonshme, skuqje e jashtme, djegie vagjinale dhe shqetësim ose dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale.

Më pak të shpeshta janë paraqitjet e njollave të bardha rreth vulvës ose siklete të tjera si fryrje barku apo dhimbje koke. Por, simptoma më tipike dhe unike është shkarkimi vagjinal: me erë te keqe, i bardhë dhe i dendur.

Trajtimi

Tek kandidaza e lëkurës dhe mukozës trajtimi bëhet përmes antimykotikëve topikë (kremra, losione, pluhura) me bazë nistatinën, derivatet azole (mikonazol, ekonazol, ketokonazol) dhe ciklopiroksolaminë.

Në format veçanërisht të gjera përdoren antimukotik nga goja me bazë flukonazolin, itrakonazolin, amfotericina.

Për kandidazën vagjinale janë të disponueshme ovula gjinekologjike apo krem që përdoren posaçërisht me aplikues.

Në rastet kur kandidaza përsëritet të paktën 4 episode në vit nevojitet një trajtim i gjatë me antimykotik topik dhe antimykotik oral, që duhen marrë me intervale të rregullta për muaj të ndryshëm.

Në rastet e kandidazës orofaringjale përdoren shurupe apo terapi sistemike gjithnjë me bazë antimykotiku.

Ndërsa në kandidazën e organeve të brendshme bëhet terapi endovenoze.

Për të shmangur sigurimin e mjedisit optimal për përhapjen e kërpudhave, është e rëndësishme që të përdorni veshje me pambuk dhe rroba që lejojnë frymëmarrjen, duke shmangur pëlhura sintetike dhe rroba që janë shumë të ngushta, sidomos gjatë verës.

Si ta parandalojmë?

Duke parë që kjo kërpudhë mike/armike rritet falë sheqerit, është e këshillueshme të kemi një dietë të varfër me karbohidrate, yndyra dhe sheqerna duke preferuar frutat, perimet dhe fibrat.

Vëmendje e veçantë i kushtohet gjithashtu fermenteve laktike, sidomos në lidhje me marrjen e medikamenteve ose pas çrregullimeve gastrointestinale.

Më mirë të shmanget higjiena intime që është shumë e shpeshtë dhe tepër agresive, duke e lënë vagjinën me pH optimal.