GJKKO dënon Alqi Bllakon, ja sa vite burg do të kryejë ish-deputeti socialist

0
2

Është mbajtur sot seanca për ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako.

 raportohet se GJKKO dënon me 4 vite burg Bllakon, i cili konvertohet me 2 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar dhe dënim plotësues 5 vite heqje e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike.

Alqi Bllako nuk ndodhej në seancë për arsye shëndetësore, u përfaqësua nga avokati Eduart Sheko.

Bllako akuzohet nga SPAK për kohën kur mbante detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit se u përfshi në dy shkelje korruptive, që hidhen poshtë nga ish deputeti në burg prej dy vitesh.